Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “shtytje në kryerjen e veprës terroriste” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ky aksion i policisë i koordinuar me Prokurorinë Speciale të Kosovës u realizua në gjashtë lokacione të ndryshme “në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, për zbatimin e urdhëresës për kontroll, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special”, thuhet në njoftimin zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Pas hetimeve disamujore pesë personat e dyshuar janë L.B., B.V., E.B., A.H. dhe A.S. ndaj të cilëve janë duke vijuar procedurat ligjore.
“Të dyshuarit e lartcekur janë të njohur për Policinë e Kosovës, si të dyshuar për përfshirjen e tyre të mëparshme në disa vepra tjera penale në rajonin e Pejës”, njoftojnë organet e rendit.
Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar tri revole, një armë automatike AK-47, një armë rekreative pneumatike, pajisje elektronike dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit ndalohen në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE