Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me delegacionin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me të cilët ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Konjufca ka thënë se u është mirënjohës deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Diskutime të dobishme për zhvillimet aktuale politike dhe çështje me interes të përbashkët, shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar”.
“Mirënjohës dhe falënderues ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e deritashme dhe bashkërendimin e hapave në të ardhmen drejt integrimeve evropiane dhe evroatlantike, si dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Konjufca.
Tutje, Konjufca është shprehur se rrugët drejt Evropës do t’i ndjekin të bashkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të unifikuar dhe koordinuar në rrugëtimin tonë gjeostrategjik kombëtar drejt BE-së, brenda NATO-s dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”.
Edhe më 22 janar të 2022, Konjufca ishte takuar me disa nga deputët e Kuvendit të Shqipërisë.
Ku u tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë jo vetëm i domosdoshëm, por ka sjellë edhe rezultate historike për kombin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE