Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se i ka dyfishuar faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane.
“Qeveritarët e nisin vitin mbarë. I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?”, ka pyetur Hoti.
“85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara”.
Hoti ka theksuar se “Ligji kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave”, duke shtuar se “ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”.
Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka theksuar se qytetarëve që po ballafaqohen me varfëri e rrethana të rënduara për shkak të inflacionit, “Qeveria e Albin Kurtit ua rritë tatimin në pronë”.
“Zgjidhje ideale për një qeveri të papërgjegjshme. Pra, ku është vështirë, ta bëjmë edhe pak më të vështirë. Kështu me gjasë do rriten të hyrat e shtetit, paralelisht me përshpejtimin e zbrazjes së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
53 milionë lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit