Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se pothuajse 2 mijë ushtarakë në sistemin e mbrojtjes kundër raketave të Moskës do të jenë në detyrë në postet luftarake gjatë ndërrimit të viteve.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse “TASS”, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Federatës Ruse.
Siç theksohet në departament, në shifra të përgjithshme, gjatë periudhës së festave të Vitit të Ri dhe fundjavave, rreth 20 mijë ushtarakë do të jenë në detyrë luftarake të mbrojtjes ajrore.
Njësisë së mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjes kundër raketave të Forcave të Mbrojtjes Speciale të Forcave Ajrore Ruse “i është caktuar detyra e mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketë të Moskës dhe zonës qendrore industriale të Rusisë”.
Gjithashtu, sipas mediave, për banorët e Belgorod-it në natën e ndërrimit të viteve në sheshin e qytetit do të shpërndahen harta strehimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Dështimi për t’u përgatitur për mbrojtje”, hetim ndaj trupave në Kharkiv
-
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes thotë se lufta në Gaza është “gjenocid i vërtetë”
-
Regjistrimi i popullsisë, Tahiri: Shteti të rimendoi politikat si refleksion i statistikave
-
Stoltenberg: NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë dhe nuk do të jetë pjesë e konfliktit
Lajmet kryesore
-
SPAK vijon të mbetet institucioni më i besuar nga shqiptarët, partitë politike të fundit
-
28 mijë masa brenda javës nga Policia Rrugore, kontrolle të shtuara me nisjen e sezonit turistik
-
Oferta e Macron për Evropën: ‘Ombrella bërthamore’ franceze për të mbrojtur unionin
-
Serbët s’morën pjesë, Kurti e cilëson si të suksesshëm procesin e regjistrimit të popullsisë