Rrjeti i Grave të Kosovës do të dalë në rrugë në shenjë revolte “për vrasjet brutale të grave nga duart e burrave”.
Protesta do të fillojë prej orës 16:00, në qendër të Prishtinës, përkatësisht në Sheshin Zahir Pajaziti nën moton: “VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE!”.
“Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetrën dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë”, thuhet në komunikatë.
Vrasja në Prishtinë tronditi shoqërinë kosovare dhe nxiti një thirrje urgjente për veprime më të ashpra kundër atyre që kryejnë dhunë ndaj grave dhe vajzave.
Ngjarja makabre – një javë nga vrasja tjetër e një guraje nga burri i saj në Prishtinë – ndodhi rreth orës 18:00, në oborrin e Spitalit të Gjinekologjisë.
Vdekja i zuri vend lindjes, gjë që i jep karakter më monstruoz rastit.
Dyshohet se dorasi është ish-bashkëshorti i viktimës, ndërsa nuk dihen zyrtarisht akoma motivet e vrasjes, por siç ka kuptuar Albanian Post nga burime brenda QKUK-së, vrasja ka ndodhur pas përfundimit të kontrollës së viktimës nga mjekët.
Sipas raportimeve në media, i dyshuari është S.H., 31-vjeçar.
Ai dyshohet se e ka qëlluar me disa plumba ish-bashkëshorten, Hamide Magashin, nga fshati Llugaxhi i Lipjanit dhe më pas është arratisur.
Një shoqëri që po zhytet në një krim simptomatik ndaj grave, sot është rasti të bëjë një pakt: Kundër dhunës! Çfarëdo dhe pavarësisht motivit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
53 milionë lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit