Edhe të premten e 25 nëntorit, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka anuluar të gjitha seancat gjyqësore të parapara për të të premten.
Kjo gjykatë është bazuar në vendimin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, për të reduktuar punën në shenjë pakënaqësi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku parashihet ulja e pagave për punonjësit në sistemin e drejtësisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja për informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi për “Betimin për Drejtësi”.
“Nuk kemi arritur të sigurojmë numrin e saktë të seancave të parapara për datë 25 nëntor 2022, mirëpo ju informojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë shtyrë të gjitha seancat e caktuara për ditën e sotme bazuar në vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës me numër KGJK.nr.445/22 të datës 24 nëntor 2022, ndërsa janë mbajtur gjitha seancat e natyrës urgjente, të përcaktuara në bazë të listës së shërbimeve esenciale nga KGJK”, ka sqaruar Gashi.
Të mërkurën e 23 nëntorit, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës, Albert Zogaj, ka bërë të ditur se KGJK dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e çdo organizimi apo ku janë pjesëmarrës përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovë.
“Nëse nuk e anulon vendimin, KGJK do të vendosë më 8 dhjetor për masat e tjera”, theksoi Zogaj.
Gjithashtu ai kishte potencuar se vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe me parimet ndërkombëtare.
“KGJK-ja ka qenë e detyruar të marrë këtë vendim. I bëjmë thirrje Qeverisë që të reflektojë sepse vendimi i sotëm i Qeverisë është në kundërshtim me të gjitha aktet”, shtoi ai.
Në vitin 2017 kryeministri i Kosovës atëherë, Ramush Haradinaj, pati rritur pagat për shumë kategori dhe mes tyre për gjyqtarë dhe prokurorë.
Përkundër faktit se një gjë e tillë konsiderohej si joligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ky vendim asnjëherë nuk ishte shfuqizuar nga asnjë institucion tjetër, pavarësisht kërkesave të opozitës e shoqërisë civile në atë kohë.
Vendimi ishte prekur më pas në vitin 2020 nga pasardhësi i Haradinajt, Albin Kurti, por vetëm për zyrtarë qeveritarë, derisa pagat e punëtorëve të sistemit të drejtësisë mbetën, meqë edhe shkonte me premtimet e vetë Kurtit për paga të larta në këtë sektor.
Përfundimisht, me Projektligjin për paga nga Qeveria e Kosovës të enjten, ulje të pagës kanë pësuar edhe gjyqtarët edhe prokurorët.
Por, siç shpjegojnë ekspertët, kjo ulje përmes këtij ligji është në fakt krejtësisht jo ligjore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Dinari vazhdon të përdoret në Veri për kryerjen e pagesave, askush s’i kontrollon
-
“Gjendje alarmante dhe shqetësuese në MPJD”, thonë sindikalistët
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE