Vetëm pestë ditë pasi u mposht nga Aston Villa, Manchester United është hakmarrë ndaj tyre, duke i eliminuar nga Carabao Cup dhe njëkohësisht duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ve të kësaj gare.
“Djajtë e kuq” mposhtën Aston Villa-n në një ndeshje dramatike, të cilët e fituan me rikthim në rezultat 4:2.
Pjesa e parë e këtij takimi nuk prodhoi gola, ky dyja ekipet patën disa raste të mira për ta zhbllokuar rezultatin.
Megjithatë, gjashtë gola u shënuan në pjesën e dytë.
Mysafirët zhbllokuan rezultatin tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, kur shënoi Ollie Watkins. Por, United reagoi vetëm një minutë më vonë, kur Anthony Martial barazoi rezultatin.
Në minutën e 61-të, ishin përsëri mysafirët që kaluan në epërsi, kur pas një harkimi në zonë ishte i pafat Diego Dalot, i cili shënoi autogol.
Por, Manchester United tregoi përvojën e tyre, të cilët arritën ta përmbysnin rezultatin në tërësi.
Fillimisht Marcus Rashford barazoi rezultatin në minutën e 67-të, pastaj në të 78-tën e kaloi për herë të parë në epërsi ekipin e tij Bruno Fernandes dhe në fund Scott McTominay shënoi për rezultatin përfundimtar 4:0.
Pra, Manchester United tani kualifikohet në fazën e 1/8-ve të Carabao Cup, ku deri më tani janë eliminuar shumë favoritë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com