Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi edhe një herë Perëndimin – të cilin ai e konsideron, në fakt, si në luftë me Moskën – gjatë fjalimit të hapjes së Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të organizuar në kryeqytetin rus.
Putin argumentoi se Shtetet e Bashkuara duan të “zgjatin” konfliktin në Ukrainë dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e Ukrainës si “mish për top”.
“Vendet perëndimore”, tha ai sipas agjencisë “Tass”, “kanë nevojë për konflikte për të ruajtur hegjemoninë e tyre”, dhe për këtë ata “kanë destinuar popullin ukrainas të përdoret si mish për top”, duke mbyllur një sy ndaj përhapjes në Ukrainë të “ideologjisë neo-naziste, deri në masakrat e banorëve të Donbasit”.
“Objektivat e këtij operacioni”, përsëriti Putin, duke vazhduar të shmangë përdorimin e termit “luftë”, “janë të përcaktuara qartë: garantimi i sigurisë së Rusisë dhe qytetarëve tanë dhe mbrojtja e banorëve të Donbasit nga gjenocidi”.
Lideri rus zgjeroi gjithashtu gamën e fjalimit të tij në kuadratin e Paqësorit dhe i dërgoi një mesazh Kinës, duke argumentuar se Perëndimi synon të shtrijë një “sistem të ngjashëm me atë të Aleancës Atlantike” në Lindjen e Largët, dhe se vizita e Nancy Pelosi-t, presidente e Dhomës së Shteteve të Bashkuara , në Tajvan nuk është gjë tjetër veçse një “provokim i studiuar kundër Pekinit”: një “strategji për të destabilizuar botën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit