Çitaku komenton ndalimin e spiunes ruse: S’ka nevojë të jesh oficer i inteligjencës për t’i kuptuar qëllimet e saj
Ndalimin e spiunes ruse, Daria Aslamova, nga autoritetet e Kosovës e ka komentua edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në Tëitter se qëllimet e ardhjes së Aslamovas në Kosovë janë krejtësisht të qarta dhe që kjo të kuptohet s’ka nevojë të jesh oficer i ushtruar.
“Daria Aslamova është ndaluar sot derisa provonte të kalonte kufirin nga Serbia për në Kosovë. Ajo është mbrojtëse e Putinit dhe propaganduese e Rusisë. Nuk duhet të jesh oficer i inteligjencës për ta kuptuar cili ishte qëllimi i këtij ‘udhëtimi’”, shkroi Çitaku.
Siç raportoi Albanian Post, Aslamova një ditë më herët ishte takuar në Beograd me një klerik serb, ku kishte “marrë bekimin” e tij, dhe shkruante në profilin e saj në Facebook se “tash nuk ka frikë për betejë”.
Informacionin për ndalimin e saj e konfirmoi vetë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi se po zbardhin arsyet e ardhjes së saj në Kosovë, porse e ndërlidhi me ngjarjet e fundit dhe tensionin në Veri.
Albanian Post ka publikuar një profil të gjatë të Aslamovas dhe hijeve të aktiviteti të saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
ICC i përgjigjet Blinkenit: Izraeli nuk ka treguar se po i adreson shqetësimet tona
-
Mosanëtarësimi në KiE: Kurti s’flet për dështimet – sidomos nëse s’mund t’i fajësojë rivalët politikë
-
Irani ka kërkuar ndihmën e SHBA-ve për incidentin e Raisit
-
Aksidenti i Raisit u shkaktua nga një dështim teknik, thotë Irani