Zyrtari për komunikim në zyrën e Bashkimin Evropian Nikola Gaon, ka thënë për Albanian Post se Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë të angazhohet për liberalizimin e vizave edhe pse për një gjë të tillë nuk u vendos në Samitin e Bashkimit Evropian që u mbajt në Bruksel më 23 dhe 24 qershor.
Por, ai thotë se “meqë një kohë vetë kam përjetuar regjimin e vizave bashkëndjejë plotësisht me qytetarët e Kosovës që ende u duhet të aplikojnë e presin në radhë para ambasadave për viza”.
Megjithatë, ai thekson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, veçse për këtë u takon shteteve të BE-së të marrin vendimin përfundimtar.
“Siç e dini, Komisioni Evropian konfirmoi në korrik të 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të miratuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe se Parlamenti Evropian gjithashtu ka bërë thirrje për një regjim pa viza për Kosovën. Megjithatë, i takon shteteve anëtare të BE-së të përfaqësuara në Këshillin e BE-së që të marrin vendimin përfundimtar”, shtoi Gaon.
Ndryshe, kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës në Kosovë përmendi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Vetëm sa për të rikonfirmuar se Gjermania tashmë e trumbeton prej kohësh që Kosova ka plotësuar kushtet dhe meriton vizat.
Përveç Parlamentit, edhe Komisioni Evropian në vitin 2018 kishte konstatuar përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, por që deri tash ka munguar vendimmarrja në Këshillin e Bashkimit Evropian.
Ndërsa Holanda dhe Franca kanë qenë skeptikët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Grupi gjerman i akuzuar për komplot për grusht shteti del në gjyq
-
Mosanëtarësimi në KiE: Kurti s’flet për dështimet – sidomos nëse s’mund t’i fajësojë rivalët politikë