Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka thënë për Albanian Post se një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri këtë të hëne në mbrëmje në qytetin e Vushtrrisë.
“Rreth orë 21:45 policia është informuar nga Emergjenca në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, se një person është i plagosur me armë zjarri”, tha Prekazi.
Ai ka theksuar se “njësitë policore kanë shkruar në emergjencë dhe sipas informatave personi është plagosur në këmbë, por sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën”.
Prekazi ka potencuar se hetimet janë duke vazhduar për ta prangosur të dyshuarin.
Ndryshe, më 28 maj, Gazmend Hyseni ka mbetur i vdekur të premten e 27 majit në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij.
I dyshuari për vrasjen e Hyesnit – Qendrim Januzi, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30-ditësh nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE