Atletja kosovare, Fationa Kasapi, ka arritur të fitojë një medalje të artë në Kampionatin Evropian për juniorë që është duke u mbajtur në Athinë.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Kasapi gjatë ditë së sotme (e diele) e mposhti në finale turken Aysenur Karadag.
Xhudistja pejane e ka dominuar finalen, ndërsa vetëm pak sekonda para fundit realizoi hedhje për “Waza-ari”.
Raundin e parë, Fationi e mposhti izraeliten Daniella Zagurim pastaj polaken Oliëia Watorek, derisa në gjysmëfinale triumfoi ndaj francezes Maelenn Cotard.
Për 20-vjeçaren, kjo është medalja e parë në konkurrencën e junioreve, në garat e nivelit të lartë.
Kujtojmë që në këtë Kampionat Evropian kanë garuar 300 xhudistë nga 27 shtete të ndryshme.
Për Kosovën medalje të bronztë fitoi Erza Muminoviq në kategorinë deri 52 kilogramë.
Ndërsa Debora Gjakova, Dardan Cena, Loris Sharapolli dhe Rios Kuka mbetën pa medalje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE