95 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO e ndërsa 93.9 për qind të qytetarëve thonë se janë pro anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Të paktën kështu thotë hulumtimi i fundit e kryer nga UBO Consulting, ku 1065 qytetarë janë pyetur me dy pyetje të ndara se “A duhet të anëtarësohet Kosova në NATO” dhe “A duhet të anëtarësohet Kosova në BE”.
Në këtë pyetësor janë pyetur qytetarët e të gjitha etnive. Tek shqiptarët 99.4 për qind janë përgjigjur pro anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike, 0.4 për qind kundër dhe 0.2 për qind “nuk e di”.
Ndërsa tek serbët, asnjë nuk është përgjigjur pro, 86 për qind kundër dhe 14 për qind “nuk e di”.
E në anën tjetër minoritetet e tjera janë përgjigjur 90.7 për qind pro anëtarësimit në NATO, 4.7 për qind kundër dhe 4.7% nuk e di.
Për pyetjen e anëtarësimit në BE, sipas etnive, shqiptarët janë përgjigjur me 98.3 për qind pro anëtarësimit, 1.5 për qind kundër dhe 0.2 për qind kanë abstenuar.
Serbët janë përgjigjur në mënyrë identike si për anëtarësimin në NATO, asnjë nuk është përgjigjur pro anëtarësimit në BE, 86 për qind kundër dhe 14 për qind nuk e di.
Ndërkaq minoritetet tjera janë përgjigjur 90.5 për qind pro anëtarësimit në bllokun evropian, 7.1 për qind kundër dhe 2.4% nuk e di.
Pyetësori është realizuar nga data 7 mars deri më 15 mars 2022 në 38 komuna të Kosovës dhe ka nivel të besueshmërisë prej 95 për qind me marzhë të gabimit prej +-3 pikë të përqindjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çfarë do të thotë për Kosovën avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?
-
Brnabiç letër NATO-s për mos-avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare
-
Pati ose jo zgjedhje, Kurti ia arriti ta përçajë opozitën
-
Komandanti i KFOR-it kërkon nga Kurti e Sveçla që të shmangen veprimet e njëanshme
Lajmet kryesore
-
A e ka arritur Evropa pikën kulmore demografike?
-
AMP arreston një punonjës policie dhe tre të tjerë, për prodhim dhe shitje droge
-
Mitsotakis paralajmëron sërish Maqedoninë e Veriut: Kur tërhiqni litarin, bëhuni gati nëse këputet
-
Çfarë do të thotë për Kosovën avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?