Një aeroplan MiG-21 rumun ishte zhdukur nga ekranet e radarit në veri të Konstancës të mërkurën e dy marsit. Në kërkim të MiG-21 doli një ekip i shpëtimit me një helikopter “Puma”.
Për shkak të motit të vështirë, piloti i helikopterit kishte njoftuar komandën se kërkimi ishte i vështirë, andaj ishte urdhëruar që të kthehej në bazë, përcjellë Romaniatv.
Edhe helikopteri i shpëtimit ishte zhdukur shpejt nga ekranet e radarëve.
Nga ekipet e tjera të shpëtimit, rrënojat dhe trupat e shtatë ushtarëve u gjetën 11 kilometra larg bazës nga e cila ishte ngritur.
Më vonë u gjetën mbetjet e avionit MiG-21, si dhe trupi i pilotit, i cili arriti të katapultohej nga avioni para rrëzimit, por që nuk kishte arritur të mbijetonte.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com