Situata në Libi – Objekti i parë i diskutimit në Këshillin e Sigurisë ku Shqipëria bën pjesë
Do të jetë situata në Libi, prioriteti i agjendës së muajit janar në Këshillin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku pjesë si anëtare jo e përhershme është edhe Shqipëria, me një mandat dy-vjeçar të fituar.
Objektin e parë të diskutimit e shtroi në tryezë përfaqësuesi i Norvegjisë. Pikërisht ky vend, është i pari, i cili merr presidencën e drejtimit të punimeve të Këshillit.
Sakaq, ajo ndërrohet çdo muaj dhe Shqipëria do të ketë gjithashtu mundësinë të marrë rolin drejtues.
Me shumë gjasë, parësisht, do të diskutohet fati i Misionit mbështetës të Kombeve të Bashkuara në Libi. Në shtator, mandati i këtij misioni u zgjat deri në këtë janar 2022.
Tashmë, me muajin e mbërritur, pritet të ketë një shtyrje të radhës, ose minimalisht të diskutohet diçka e tillë.
Norvegjia, është një ndër dhjetë vendet, së bashku me Shqipërinë, të cilat fituan të drejtën e të pasurit delegacion në Këshill.
Vendet e tjera anëtarë jo të përhershme, janë Brazili, Gaboni, Ghana, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irlanda, Kenya dhe Meksika.
Ndërkaq, pesë, janë vendet anëtarë të përhershme në Këshill.
Ato janë SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina.
Delegacioni shqiptar, në pozicionimin e tryezës harkore, do të ulet në të majtë të amerikanëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
A negocioi KFOR-i për tërheqjen e grupit të Radoiçiçit – komiteti i NATO-s konstaton, misioni paqeruajtës e mohon, qeveria hesht
-
Egnatia fiton titullin e parë në historinë e klubit në Superiore
-
Hamasi nga Rafahu shënjestron Tel Avivin, pse tani
-
Nga Basquiat te Warhol: Ja se si ndryshoi gjithçka në artin e 1984-s