Zyrtarë të Luksemburgut kanë mohuar të hënën, pretendimet e bëra nga mediat ndërkombëtare se vendi është një parajsë fiskale për të pasurit dhe të famshmit.
E përditshmja franceze Le monde, ka shkruar se Dukati i Madh ka shumë kompani fantazmë pa staf ose zyra. Sipas saj kjo bëhet që të fshihen fondet apo pasuritë e dyshimta.
Qeveria e Luksemburgut në një deklaratë për mediat i mohoi akuzat dhe hodhi poshtë portretizimin e bërë nga ata.
Hetimi, i quajtur OpenLux, analizoi rreth katër miliardë dokumente të vëna në dispozicion pas një direktive të Bashkimit Evropian në 2018. BE-ja kërkoi krijimin e regjistrave publik, për pronarët e vërtetë të kompanive në të gjitha vendet e saj anëtare.
Ky hetim i kryer nga mediat më me zë evropiane, zbuloi se 90% e 140 mijë kompanive të regjistruara në Luksemburg janë në pronësi të jorezidentëve. Ata quhen kompani mbajtëse dhe ky status i lejon të kenë një regjim preferencial mbi taksat.
Qeveria u shpreh se vendi është në përputhje të plotë me rregulloret e Bashkimit Evropian, dhe po lufton abuzimin e shmangien e taksave.
Për këtë çështje ka reaguar dhe parlamentari evropian, Sven Giegold, i cili ka pranuar se vendi ka shumë punë përpara.
“Luksemburgu vepron si një ndërmjetës për vendet evropiane dhe parajsat e taksave në të gjithë botën”, theksoi ai.
Shoqëritë do të vazhdojnë të humbin miliarda euro në të ardhurat nga taksat për sa kohë që vendet e tjera veprojnë si parajsa fiskale pa pengesa dhe rregullat e transparencës.
Luksemburgu si një monarki kushtetuese, drejtohet nga një Dukë i Madh dhe është Dukata e Madhe e vetme e mbetur në botë. Ai është një vend i zhvilluar, dhe me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PPB), më të lartë në botë për frymë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
A negocioi KFOR-i për tërheqjen e grupit të Radoiçiçit – komiteti i NATO-s konstaton, misioni paqeruajtës e mohon, qeveria hesht
-
Egnatia fiton titullin e parë në historinë e klubit në Superiore
-
Hamasi nga Rafahu shënjestron Tel Avivin, pse tani
-
Nga Basquiat te Warhol: Ja se si ndryshoi gjithçka në artin e 1984-s