Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) në Shqipëri ka shtyrë seancën për gjyqtarin Luan Daci.
Kjo me kërkesë të vetë Dacit.
Ka qenë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), i cili kërkoi nisjen e procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA-së.
Daci është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Ai u dënua nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me gjashtë muaj burg, në dhjetor të 2020-s, dënim i cili konvertohet në 12 muaj shërbim prove.
Gjykata e Apelit e ka cilësuar fajtor ish-gjyqtarin, duke argumentuar se, përmes deklarimit të rremë, ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).
Sipas SPAK, ish-gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.
Në dokumentacionin e paraqitur atë kohë, ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1997, Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE