Syla i Sindikatave të Shëndetësisë – “Kurti na ka kërcënuar, po tenton t’i kontrollojë sindikatat”
Blerim Syla, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, ka bërë të ditur se do të kontaktojë me përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë si dhe ato të QUINT-it, të cilëve, siç tha ai, do t’u tregojë se “Albin Kurti është duke i kërcënuar udhëheqësit e sindikatave”.
“Shantazhet dhe kërcënimet e kryeministrit Albin Kurti nuk kanë bërë punë tek unë”, ka deklruar ai.
Ai tha se, Kurti, përderisha ishte në opozitë , i kishte dhënë fjalën se “do ta bënte koefiçientin gjashtë për infermierët dhe mjekët”.
“Pas këtyre, si duket ka zgjedhur njëfarë rruge tjetër, shtetin po e çon në diktaturë”, është shprehur ky sindikalist.
“Në moment kur shteti tenton ti kontollojë sindikatat, shkojmë në diktaturë me një ritëm të tillë”, tha Syla për Klan.
“Nga nesër do t’i lajmërojë të gjithë përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë dhe shtetet e QUINT-it për këtë kërcënim që e ka bërë zoti Kurti”, përfundoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sylvinho publikon listën e Kombëtares për Euro 2024 – Uzuni, Cikalleshi e Muja jashtë evropianit
-
Të paktën 107 gazetarë konfirmohen të vrarë në Gaza
-
Erdogani e krahason Netanyahun me Hitlerin, Millosheviçin e Karaxhiçin
-
Përplasje mes Ushtrisë egjiptiane dhe asaj izraelite në Rafah, dy të vrarë raportohen
Lajmet kryesore
-
Rezoluta kundër korrupsionit i duhet vendit për t’u integruar në BE, thotë Rama në Kuvend
-
Raporti i AMA-s 2023, Krasniqi: Numri i ankesave është rritur, 49 shkelje nga të cilat 1 gjobë
-
Borrell i quan ‘tmerruese’ zhvillimet e fundit në Rafah, i kërkon Izraelit të ndalojë menjëherë sulmet
-
Kurti e quan “hap të rëndësishëm” avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Paralamentare