Lajme

Përplasje mes Ushtrisë egjiptiane dhe asaj izraelite në Rafah, dy të vrarë raportohen


Dy ushtarë egjiptianë dyshohet se janë vrarë në atë çfarë përshkruhet si një përplasje mes Ushtrisë egjiptiane dhe asaj izraelite në zonën e Rafahut, Gaza.

Ushtria izraelite ka lëshuar një deklaratë të shkurtër që konfirmon se një “incident me të shtëna në kufirin e Egjiptit” ndodhi më herët gjatë ditës së sotme.

Ai thotë se çështja është duke u hetuar dhe “një dialog po zhvillohet me palën egjiptiane”.

Raportet nga mediat izraelite më herët sugjeruan se një ushtar egjiptian u vra dhe të tjerë u plagosën, por ushtarët izraelitë nuk u dëmtuan gjatë një incidenti me të shtëna në vendkalimin Rafah.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore