Lajme

Të paktën 107 gazetarë konfirmohen të vrarë në Gaza


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka bërë me dije se hetimet paraprake tregojnë se lufta e Izraelit në Gaza është periudha më vdekjeprurëse për gazetarët që kur grupi filloi të mblidhte të dhëna në vitin 1992.

CPJ po heton pothuajse 350 raste të tjera të vrasjeve, arrestimeve dhe lëndimeve të mundshme.

Referuar të dhënave, rezulton se të paktën 107 gazetarë janë vrarë gjatë luftës në  Gaza.

“Që kur filloi lufta në Gaza, gazetarët kanë paguar çmimin më të lartë – jetën – për raportimin e tyre. Pa mbrojtje, pajisje, prani ndërkombëtare, komunikime ose ushqim dhe ujë, ata ende po bëjnë punën e tyre vendimtare për t’i thënë botës të vërtetën”, ka thënë drejtori i programit të CPJ Carlos Martinez de la Serna.

Sipas tij, sa herë që një gazetar vritet, plagoset, arrestohet apo detyrohet të shkojë në internim, humbasim copëza të së vërtetës.

“Ata që janë përgjegjës për këto viktima përballen me gjyqe të dyfishta: një sipas ligjit ndërkombëtar dhe një tjetër përpara vështrimit të pafalshëm të historisë”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore