Sky Sport Italia raporton se Sassuolo i ka dhënë afat Juventusit deri në mes të gushtit për të përfunduar një marrëveshje për yllin e Euro 2020, Manuel Locatelli, ose ai do të qëndrojë në klubin e Sassuolos për sezonin 2021-22.
23-vjeçari, Locatelli, tashmë ka tërhequr interes të fortë nga Arsenali, të cilët ofruan rreth 40 milionë euro, por mesfushori refuzoi mundësinë për të kaluar në Premier League.
Sassuolo tani janë të bindur se ata kanë një vlerë të qartë tregu për Locatelli, me të cilën Juve duhet të përputhet nëse duan ta nënshkruajnë atë.
Raporti thotë se Juve po përpiqen të negociojnë një huazim dyvjeçarë me një mundësi për ta blerë, pasi ata nuk janë në gjendje të mirë financiarë për shkak të pandemisë COVID-19.
Kujtojmë se mesfushori i Sassuolos ishte pjesë e ekipit italian, të cilët fituan Kampionatin Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Mohammad Mokhber konfirmohet si President i Iranit pas vdekjes së Raisi-t
-
Kusari-Lila: S’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit