Klubi i Milan-it ka bërë prezantimin e futbollistit spanjoll, Brahim Diaz, i cili do të vazhdojë huazimin te skuadra kuqezi.
Diaz mbërriti në Milano gjatë ditës së hëne, i cili kreu testet mjekësore me sukses, teksa të njëjtën ditë bëri prezantimin zyrtar me numrin 10 në fanellë.
Diaz është ende në pronësi të Real Madrid-it, por të paktën deri në verën e vitit 2023 do të mbajë veshur fanellën kuqezi, për të cilin Milan-i ka paguar në arkat e madrilenëve shumën e 3.5 milionë eurove.
Gjithashtu në marrëveshjen e huazimit, është edhe formula për të drejtën e blerjes për shumën e 22 milionë eurove, teksa klubi i Realit ka ruajtur edhe të drejtën e riblerjes për 27 milionë euro.
Brahim Diaz, u huazua te Milani-i në sezonin e kaluar, derisa gjatë 39 ndeshjeve në të gjitha garat, ka arritur të shënojë shtatë gola dhe të dhurojë katër asistime.
Ndërsa këtë vit ai do të ketë misionin të luajë pas sulmuesve, pozicion ky që më herët është mbuluar nga ish-numri 10 i kuqezinjve, Hakan Calhanoglu.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League