Një laborator kombëtar i qeverisë amerikane arriti në përfundimin se hipoteza e rrjedhjes së virusit nga laboratori kinez i Wuhan është e besueshme. Këtë zbulon e përditëshmja “Wall Street Journal” (WSJ), të hënën e 7 qershorit.
Laboratori Kombëtar “Lawrence Livermore” në Kaliforni përgatiti studimin në maj të vitit 2020 dhe më pas ia referoi Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH). Ky studim filloi gjatë muajve të fundit të administratës Trump.
Sipas WSJ, vlerësimi i laboratorit është bazuar në një analizë gjenomike të Covid-19. Gjatë muajit maj, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka urdhëruar që të gjendet një përgjigje për origjinën e virusit.
Dy janë skenarët që po shqyrtojnë agjencitë e inteligjencës amerikane. Virusi mund të ketë dalë nga një aksident laboratorik, ose ka dalë nëpërmjet një kontakti njerëzor me një kafshë të infektur. Por, Biden shton se ende nuk kanë një përfundim të saktë.
Një nga raportet e klasifikuara të inteligjencës amerikane ka qarkulluar gjatë administratës së ish Presidentit Donald Trump. Në raport pretendohej se tre studiues në Institutin e Virologjisë Wuhan u sëmurën aq shumë në nëntor 2019, sa kërkuan kujdes spitalor.
Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Kinën se nuk është transparente në lidhje me origjinën e virusit. Pekini e ka mohuar këtë akuzë.
Mike Ryan, një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të hënën se OBSH-ja nuk mund ta detyrojë Kinën të zbulojë më shumë të dhëna mbi origjinën e Covid-19.
Në fillim të këtij muaji, eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, i bëri thirrje Kinës që të lëshojë të dhënat mjekësore të nëntë mjekëve. Sipas tij, këto të dhëna mund të jenë jetike nëse Covid-19 u shfaq për herë të parë si rezultat i një rrjedhje laboratori.
Marrë dhe Përshtatur nga Reuters për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE