Sport

26 uellsianët për EURO 2020


11 ditë kanë mbetur deri në fillimit e Evropianit të kësaj vere, Evropianit të 16-të në histori.

Ngadalë po zbulojmë të gjithë lojtarët që do të jenë pjesëmarrës, me trajnerët që po zbulojnë 26-shen e tyre.

Shumica prej tyre e kanë bërë të ditur listën e tyre, e të fundit janë edhe Uellsi.

Uellsianët, për herë të parë një EURO e arritën në vitin 2016, ku shkuan deri në gjysmëfinale.

Kjo do të jetë hera e dytë radhazi për ta në eventin më madhor për shtetet evropiane.

Skuadrat e tyre për EURO 2020, do të jetë:

Portierë: A. Davies, Hennessey, Ward.

Mbrojtës: Lawrence, Mepham, Gunter, Roberts, Rodon, Norrington-Davies, Cabango, B. Davies, N. Williams.

Mesfushorë: Colwill, Ramsey, Morrell, Ampada, Joe Allen, J. Williams, Smith, Levitt, Brooks, Wilson.

Sulmues: James, Bale, Moore, Roberts.

Uellsi bën pjesë në grupin A, bashkë me Italinë, Turqinë dhe Zvicrën.

EURO 2020 për ta hapet më 12 qershor, në Baku, përballë Zvicrës, me fillim në orën 15:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore