Lajme

15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe një i vdekur


Ambulanca për Coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 15 persona të infektuar nga COVID-19 dhe një të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 144 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 11 persona.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19, është mbi 107 mijë ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi dy mijë persona.

Ndërsa një ditë më parë në Kosovë nuk ka vdekur asnjë person nga Coronavirusi

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,921 pacientë me këtë virus.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër Coronavirusit.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 93 mijë e 551, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 324 mijë e 107.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore