Bota

Zjarri nё Cape Town/ Evakuohen banorët e qytetit


Banorët e tri ndërtesave 17-katëshe janë evakuuar nga punëtorët e emergjencave në Afrikën e Jugut, pas një zjarri të madh që digjet përgjatë zonёs sё Mountain Table.

Të tjerë po ashtu janë larguar nga periferia e Vredehoek-ut, përgjatë shpateve të Malit Table, shkollat nё periferi, tri ndёrtesa nё parkun “Disa” dhe 4 mijё studentё tё Universitetit tё Cape Town.

Kur shpërtheu zjarri?

Zjarri shpёrtheu tё dielёn nё mёngjes pranë një pёrmendoreje tё politikanit Cecil Rhodes. Ai u rrit vrullshëm, duke shkatёrruar ndёrtesa tё shumta nё qytetin e dytё mё tё madh tё Afrikёs sё Jugut.

Një restorant po ashtu u shkrumbua, ndërsa biblioteka historike e Universitetit tё Cape Town u dёmtua rёndё.

Masat e ndërmarra

Nё terren janё vendosur rreth 250 zjarrfikës, teksa zjarri ka rritur intensitetin e tij si pasojë e erërave të forta dhe thatësirës.

Zjarri është përhapur edhe më tej, si pasojё e kontributit tё erёs, sipas njё deklaratё tё zyrtarёve tё qytetit.

“Zjarrfikësve do t’u duhen të paktën tri ditë për të kontrolluar flakën”, tha shtabi i Parqeve Kombёtare tё Afrikёs sё Jugut.

Zona e Mountain Table është e njohur për zjarre, për shkak të bimësisë së saj. Megjithatё, kjo është hera e parë që ajo përhapet tek universiteti fqinj.

Mendohet se mund tё jetё akt i qёllimshёm. Një i dyshuar ёshtё arrestuar mes spekulimeve për zjarr vënie.

Zjarri shkatërroi sallën e leximit në Bibliotekën 200-vjeçare të universitetit Jagger, duke përfshirë një koleksion unik të librave dhe arkivave afrikane – akoma të paeksploruara.

Seksioni i Studimeve Afrikane u përpi gjithashtu nga flakët.

Rreth 3 mijё e 500 koleksione historike humbën, përfshirë koleksionin Bleek dhe Lloyd të gjuhës indigjene San, sipas zyrtarëve tё universitetit.

Banorëve të zonës u është thënë të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura, për shkak të tymit dhe blozës në ajër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore