Sport

Xavi rikthehet te Barcelona


Xavi Hernandez pritet të konfirmohet si trajneri kryesor i Barcelonës pasi u arrit marrëveshja për të ndërprerë kontratën e tij me klubin e Katarit Al Sadd.

41-vjeçari, i cili për herë të fundit si blaugrana u pa në vitin 2015, do të pasojë Ronald Koeman me skuadrën që po lufton në La Liga.

Al Sadd tha të premten se ata “kishin rënë dakord për kalimin e Xavi në Barcelonë pas pagesës së klauzolës së lirimit në kontratë”.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, filloi diskutimet disa javë më parë me Xavi, i cili e bëri të qartë se ishte gati të pranonte një ofertë për t’u kthyer në Camp Nou, por negociatat me Al Sadd zgjatën më shumë se sa pritej.

Xavi erdhi nga akademia e Barcelonës dhe është një nga lojtarët më të mëdhenj të klubit.

Karriera e tij si menaxher filloi në Al Sadd në maj të vitit 2019 ku ai arriti shumë suksese me klubin e Katar-it, dhe atë sukses, pritet që ta ketë edhe me Barcelonën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore