Lajme

Vulin: Republika Srpska duhet të jetë ashtu siç e parashikon Marrëveshja e Dejtonit


Ministri i Punëve të Brendshme të Serbië, Aleksandar Vulin gjatë vizitës në Republika Srpska në BeH

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbië, Aleksandar Vulin, ka deklaruar të shtunën e gjashtë tetorit se Republika Srpska për shtetin serb duhet të jetë ashtu siç e parashikon Marrëveshja e Dejtonit.

Vulin këtë deklaratë e ka dhënë gjatë vizitës ë tij në Republikën Srpska, përkatësisht në komunën e Ribnik-ut në Donja Previja.

“Për ne nuk është e pranueshme asnjë reduktim i asnjë kompetence për Republikën Srpska”.

Ai tutje ka deklaruar se Republika Srpska nuk është produkt i Marrëveshjes s Dejtonit.

“Nuk u krijua në Dejton, por se ajo u krijua nga lufta e popullit serb dhe se ishte vetëm zyrtarizuar në Dejton”.

“Për shkak se është krijuar nga lufta e popullit serb, nuk mund të zvogëlohet e as të rrezikohet në asnjë mënyrë”.

Mirëpo, ai ka “harruar” të përmend faktin se është pikërisht lidershipi serb i Republika Srpska-s, përkatësisht Millorad Dodik ai që po pretendon të dal përtej kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), duke kërcënuar edhe me luftë.

Vulin tutje ka deklaruar se vetëm serbët janë ata që mund ta humbin Republika Srpskan, por atë nuk mund ta zhbëj askush tjetër.

“Ne serbët duhet ta dimë se e krijuam Republikën Srpska dhe se vetëm ne mund ta humbim atë. Askush tjetër nuk mund ta heqë nga ne, ta pakësojë, vetëm ne mund ta bëjmë këtë”, tha Vulin.

Tutje Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë ka thënë se “Qeveria e Serbisë është përcaktuese me zërin e saj për Republikën Srpska” kur bëhet fjalë për ndarjen buxhetore që bënë BeH për çdo vit.

Gjatë vizitës së tij, Vulin ka vendosur një kurorë lulesh në dhomën përkujtimore për luftëtarët e rënë serb gjatë luftës të zhvilluar në vitet e ’90-ta në BeH.

Vizita dhe deklarimet e Vulinit vijnë një ditë pas bërjes publike të vizitës në BeH të të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe njeherit zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazi, Gabriel Escobar.

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazi, Gabriel Escoba

Escobar para vizitës së tij në BeH ka thënë se do tu dërgoj mesazh qytetarëve të këtij shteti se nuk do të ketë luftë, madje ai mesazh të njëjtë ka përcjellur edhe për vendet e tjera të rajonit, e veçanërisht për Serbinë e cila mbështet qëndrimet dhe idetë e Dodik-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore