Shqipëria

Escobar: Nuk do të ketë luftë në Bosnje, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore aleatë të shkëlqyer


I dërguari për Ballkanin Perëndimor dhe njeherit zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazi, Gabriel Escobar

I dërguari për Ballkanin Perëndimor dhe njeherit zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazi, Gabriel Escobar, para vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH), ka deklaruar se do tu dërgoj mesazh qytetarëve të BeH se nuk do të ketë luftë.

Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë partner të shkëlqyer të SHBA-ve bilateral por edhe brenda Aleancës Veri-Atlantike – NATO-s, ka thënë ai.

Ai tutje ka deklaruar se SHBA-të janë të përkushtuara që të mos shohin më luftë në Ballkan.

“Unë me të vërtetë dua që njerëzit në Bosnje ta dinë se ne jemi të përkushtuar që nuk do të ketë luftë”.

“Dhe, më besoni, të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe nënshkruesit e tjerë të Dejtonit, ku përfshihet Kroacia dhe Serbia janë të përkushtuara që të mos shohin një luftë në rajon”, ka thënë Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL).

I dërguari për Ballkanin Perëndimor dhe njeherit zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazi, Gabriel Escobar

I dërguari për Ballkanin Perëndimor, me shtatë nëntor do të udhëtoj për në Sarajevë, pas tensioneve të fundit në BeH përkatësisht pas provokimeve serbëve të Republika Srpskas, veprime të anshme dhe kërcënuese të cilat dëmtojnë rendin kushtetues të BeH.

Lideri i serbëve dhe njeherit anëtari i presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ka kërcënuar me ndarjen e Republika Srpska nga BeH.

Ai ka thënë se vizita e tij nuk ka të bëjë me presion apo diçka e tillë sa i përket reformës për integrime evropiane.

“Nuk do ta quaja presion, por do të thosha që më shumë është një partneritet. Pra, Dejtoni ka mbajtur paqen për 25 vite, prandaj kemi për qëllim që të shkojmë dhe të shprehim mbështetjen tonë për sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë”.

“Përtej kësaj, unë dua të zhvilloj një sërë takimesh për të diskutuar sa i takon potencialit për zhvillim ekonomik të rajonit dhe mënyrat se si Amerika mund të ndihmojë në krijimin e mundësive, nga të cilat Ballkani do të përfitonte realisht”, ka thënë ai.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit-1995

Sipas tij, tregu ekonomik në Ballkan është në rritje, andaj ai ju ka bërë thirrje kompanive amerikane dhe atyre evropiane që të investojnë në rajon.

“Unë pres që të takohem me liderë modern, të cilët e kanë këtë lloj mentaliteti për integrimin në sistemin evropian dhe integrimin brenda Ballkanit Perëndimor. Kështu që unë do të zhvilloj takime, jo vetëm me politikanë, por edhe me biznese”.

Sa i përket mundësisë së takimit me liderin serb Millorad Dodik, Escobar ka thënë se nuk mund të ndodh një gjë e tillë pa u konsultuar me ambasadorin amerikan në Sarajevë.

Ndërsa sa i përket bisedës me presidenten e Republika Srpska, Zheljka Cvijanoviç, ai ka thënë se i ka dhënë një mesazh i cili është i njëjtë si ai që iu ka dhënë të gjithë liderëve të rajonit.

“Çfarëdo lëvizje për të minuar Dejtonin, përfshirë atë që Millorad Dodiku po bën tash, është shumë e dëmshme dhe destabilizuese për rajonin”, ka thënë Escobar.

Njësia speciale e Policisë së Republika Srpska gjatë një stërvitje

Ndërsa korrupsioni sipas tij është problemi kryesor i institucioneve qendrore të BeH.

“Sa i takon dobësimit të institucioneve qendrore, do të jem shumë i sinqertë, arsyeja për këtë është në të vërtetë korrupsioni”.

Agjenda të cilën po ndjek Dodiku, nuk po mbështet nga askush në rajon “përfshi edhe Serbinë” ka thënë Escobar.

SHBA pro “Ballkanit të Hapur”

Ai ka thënë se po shprehin mbështetjen e tyre për “Ballkanin e Hapur”.

“Mendojmë se është një zhvillim shumë pozitiv në rajon, kemi nënshkruar një ndihmë prej afro një miliard dollarësh ndërmjet Ministrisë së Financave dhe DFC-së, kemi nënshkruar një partneritet të ri universitar ndërmjet Universitetit të Beogradit, i cili është një nga universitetet më të mira midis Budapestit dhe Athinës dhe midis Adriatikut dhe Detit të Zi, pastaj kemi Marinën e SHBA-së dhe Beretat e Gjelbra që zhvillojnë stërvitje me forcat speciale serbe. Kjo është ajo që ne mund të bëjmë për serbët edhe në Republikën Srpska”, ka thënë ai.

Open Balkan

Shqipëria dhe Maqedonia janë aleatë të shkëlqyer

Escobar ka thënë se Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu “janë gati të fillojnë negociatat e anëtarësimit në BE. Dhe, ne shpresojmë që ata do ta bëjnë këtë, që BE-ja ta miratojë këtë dhe t’i fillojë ato diskutime këtë vit kalendarik”.

“Partneriteti ynë me të dyja këto vende, si brenda NATO-s dhe dypalësh, ka qenë i jashtëzakonshëm. Ata kanë qenë aleatë të mirë, partnerë të mirë, janë miq të shkëlqyeshëm dhe kjo është ajo që unë po i them Bashkimit Evropian. Kjo është ajo që ata mund të presin nga këto vende”, është shprehur Escobar.

SHBA-të po punon ngushtë me Bashkimin Evropian(BE) në Ballkanin Perëndimor, edhe sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë Escobar.

Escobar do ta vizitoj edhe Malin e Zi

Escobar ka treguar se vizita e tij në BeH do të pasohet nga ajo në Mal të Zi, vend ky gjithashtu në tensione kohëve të fundit.

“Do të takohem me një qeveri që është e përqendruar në krijimin e rrugëve reale për zhvillim, duke përfshirë ministrin e Financave, i cili ka folur për krijimin e Malit të Zi si një qendër për E-tregtinë, pastaj zëvendëskryeministrin, i cili ka folur për krijimin e Malit të Zi si një qendër transporti, energjie dhe turistike për Evropën Jugore. Të gjitha këto janë të mundshme. Kjo është ajo për të cilën duhet të flasim. Në vend të këtyre, Dodik po flet për të njëjtat çështje qe 25 vjet”, ka thënë ai.

Sa i përket mbrojtjes së sovranitetit të BeH dhe mbrojtjes së integritetit territorial të saj, Kroacia dhe Serbia kanë një zë pasi janë nënshkruese të Dejtonit.

“Ne mirëpresim diskutimet tona me të dy kryeqytetet”, ka deklaruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore