Lajme

Viktimat nga varri masiv i Izium-it kanë shenja torture, thonë zyrtarët ukrainas


Zyrtarët ukrainas kanë thënë se disa prej trupave të nxjerrë nga një varr masiv jashtë qytetit të Izium-it të rimarrë së fundi, treguan shenja torture.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar guvernatorin rajonal Oleg Synegubov.

Synegubov tha se disa prej 440 trupave të varrosur në një pyll pranë qytetit verilindor gjithashtu i kishin duart e lidhura pas shpine.

“Ne jemi në vendin e varrimit masiv të njerëzve, civilëve që u varrosën këtu, dhe tani, sipas informacioneve tona, ata të gjithë kanë shenja të vdekjes së dhunshme”, tha Synegubov në vend.

Sipas tij, ka trupa me duar të lidhura pas shpinave të tyre.

Ai garantoi se çdo fakt do të hetohet dhe do të vlerësohet siç duhet dhe ligjërisht.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të enjten në mbrëmje akuzoi Rusinë se “e la vdekjen kudo” pas zbulimit të vendit.

Ai e krahasoi gjetjen, në një zonë të rimarrë këtë javë nga forcat ruse, me vrasjet e mëparshme masive të civilëve në qytetet Bucha, jashtë Kievit dhe Mariupol-it.

Shefi i policisë ukrainase Ihor Klymenko tha në një konferencë për shtyp se të gjithë trupat e gjetur deri më tani dukej se ishin të civilëve.

Kjo, megjithëse kishte informacione se disa ushtarë mund të ishin varrosur edhe atje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore