Shqipëria

Vija dikur ndarëse dhe sot përbashkuese e Drinit – Spiropali kujton Poradecin për të treguar ç’është shqiptaria sot


Ç’është shqiptaria?!

Për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, mjafton të kujtosh fjalët e Lazgush Poradecit, poetit të madh shqiptar, i cili sipas saj 100 vjet më parë, ishte me kuptimin e plotë, qytetar evropian.

Lazgushi, një shekull më parë, jo me penel (si pushtetarët që përcaktojnë kufij në botë), por me fjalë, vizatoi hartën e vërtetë të Shqipërisë, asaj Shqipërie, mes të cilës rrjedh lumi Drin, përshkruan Spiropali.

Një lum drin, i cili dikur ishte ndarës mes dy vendeve, por sot është përbashkues.

Kështu e përshkruan ministrja shqiptare situatën, duke rikujtuar luftën e Kosovës për lirinë dhe pavarësinë nga Serbia dhe duke theksuar një gjë të vetme: Shqipëria është gjithmonë aty për Kosovën, për lirinë e Kosovës.

Të dy vendet duhet të jenë optimiste për të, edhe kur fati rrokulliset kundër, pasi pavarësisht sfidave, kryesor është ngulmimi, për të vendosur në hartën e Evropës dy shtete krenare të pavarura.

Për këtë, nuk kanë dijeni më të madhe persona të tretë, veçse dy kryeministrat e vendeve, ashtu si edhe përgjegjësi më të lartë, nuk ka përpos tyre.

“Dikur Drini na ndante, sot na bashkon. Por jemi në rrugë për t’u bërë qytetarë të flamurit me shumë yje në Evropë”, vijoi më tej Spiropali, duke cituar arritjet respektive të vendeve.

Në përmbyllje, duke cekur edhe faktin se sot më shumë se kurrë, bashkëpunimi është i dukshëm, me 100 marrëveshje aktive mes Shqipërisë dhe Kosovës, të firmosura falë mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, nuk ka qenë kurrë më herët shqiptaria kaq e përbashkuar sa sot.

Mbi të gjitha, në një kohë kur i gjithë kontinenti i vjetër, është nën agresionin rus në Ukrainë dhe cenimin e integritetit territorial të kësaj të fundit, duke shkaktuar një krizë në gjithë shtrirjen e Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore