Shqipëria

Vetëm 3 fjali që nuk tregojnë mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, thotë Çollaku për rezolutën


Kreshnik Çollaku, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka kritikuar gjatë seancës plenare rezolutën e propozuar nga Rithemelimi dhe mazhoranca për Kosovën.

Ai është shprehur se në rezolutë janë thjesht tre fjali, çka nuk tregon mbështetjen e Shqipërisë ashtu siç duhet për Kosovën.

Rezoluta, sipas tij, s’ka mundur dot të bëjë as atë që ka bërë opozita e Serbisë karshi Vuçiçit.

“Do ndalesha dhe te rezoluta e përbashkët për Kosovën, kam qenë gjithnjë në favor. Por zonja kryetare e kuvendit referuar asaj që vendosi konferenca e kryetarëve do duhej që për këtë të ishte mbledhur Komisioni i Politikës së Jashtme, unë ndihem i fyer, sepse s’është mbledhur asnjë orë”, ka thënë ai.

Çollaku ka vijuar duke thënë se, “e dini që Kosova është në situatë të brishtë ndërkombëtare, ka gjëra që i thotë dhe nuk i thotë…Parlamenti i Shqipërisë duhet të buçasë për Kosovën, si mund të fshihet pas rezolutës së Kosovës”.

Çollaku interpelancë me Ramën: Deklarata që KFOR të marrë kontrollin, hap drejt ndarjes së veriut

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore