Shqipëria

Çollaku interpelancë me Ramën: Deklarata që KFOR të marrë kontrollin, hap drejt ndarjes së veriut


Kreshnik Çollaku, nënkryetar i Partisë Demokratike, i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama gjatë seancës plenare të sqarojë deklaratat e tij që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës.

“Më datën 19 qershor, në një status në twitter, duke iu shtuar atyre që e kishin vënë në presion Kurtin për të tërhequr forcat speciale nga veriu, keni deklaruar Albin dil nga vet-izolimi deeskalo situatën, tërhiq forcat speciale, ose në të kundërt rezulton të keni një republika të KFOR në veri dhe at lamtumirë sovranitetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Çollaku ka vijuar duke thënë se, më 24 qershor, “një komande e armatosur serbësh tentuan me një agresion të aneksojnë pjesën veriore të Mitrovicës…po të mos kishte qenë reagimi i policisë së Kosovës, që iu i bënit presion, kufirit rrezikonte të ishte në Ibë”.

Sipas tij, pas ngjarjes, Rama me disa raste dhe në media të huaja ka kërkuar nga KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës.

Dhe kjo, për Çollakun, do të ishte një shpallje e padeklaruar, një hap drejt ndarjes së veriut.

“Në një intervistë diku, si nëpër radhë, shpresoj nga keqkuptimi, keni deklaruar se veriu është një tokë pa zot. Rama nëse do më thoni të gjitha këtij janë lapsuse apo gafa politike, do tërhiqesha në vend dhe do thosha njerëz ndjesë kryeministri është gabuar”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ka shumë diplomatë të huaj që janë të familjarizuar me tezën se ndarja e Kosovës mund të jetë zgjidhja permanente e zgjidhjes së krizës.

“Po ju kryeministër e besoni këtë? Një zgjidhje e qëndrueshme? A besoni se mund të hapej loja e ndarjes së territoreve në Ballkan? A mund t’ia deklaroni këtë shqiptarëve? Apo duhet të sqaroni publikun shqiptar që këto ide do të jenë të papranueshme, për ju Kosovën dhe popullin”, ka përmbyllur Çollaku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore