Shqipëria

Sekuestrimi i 7.3 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit, në kërkim 37-vjeçari: Pritësi i lëndës në Angli


Policia e Durrësit ka bërë me dije se, është identifikuar dhe shpallur në kërkim pritësi i 7.3 kg kokainë që u sekuestruan në portin e Durrësit, gjatë operacionit të koduar “Pakot”.

Gjatë operacionit “Pakot”, i zhvilluar dy ditë më parë, u vunë në pranga pronari dhe drejtuesi i furgonit ku u gjet lënda narkotike.

Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e rastit të tentativës për të trafikuar 7.3 kg kokainë, nga porti i Durrësit drejt Anglisë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, kanë thelluar hetimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit Fatbardh Çuni., 37 vjeç, i cili dyshohet se do të priste lëndën narkotike, në Angli.

Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Zbulohen 7 pako me kokainë në Portin e Durrësit, në furgonin me targa angleze

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore