Sport

Varane do të largohet nga Real Madrid-i


Klubi madrilen po goditet nga lajme të rënda thuajse çdo ditë.

Pas largimit të Sergio Ramos, duket se nga “Santiago Bernabeu” do të largohet edhe Raphael Varane.

Talismani francez kërkon me ngulm një aventurë të re larg Real Madrid-it.

Arseyja e vetme është, sepse sipas tij, nuk ka më çfarë të fitojë te mbretërorët, pasi në një dekadë, ka arritur gjithçka që një futbollist mund të arrijë.

Real Madrid-i ka mësuar për këtë vendim, dhe nuk do ta pengojë futbollistin.

Kështu raporton gazeta shumë e afërt me klubin madrilen, Carrusel.

Ata shkruajnë që Varane do të largohet në drejtim të Manchester United-it ose Paris Saint-Germain.

Varane më shumë dëshiron një aventurë në Premier League, por ideja e të qëndruarit në Francë nuk duket e keqe për të.

Real Madrid-i, në anën tjetër, do të kërkojë një mbrojtës tjetër në merkato.

Emrat e përmendur deri më tani janë Kounde dhe Pau Torres.

Dyshja e epokës së artë në Champions, duket se do të largohet nga Real Madrid-i brenda një verë.

Dhe tani, me të vërtetë, duket se ka ardhur fundi i një epoke në Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore