Kosova

Varadkar: Asociacioni të themelohet, por jo të krijohet një mikro-shtet


Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, pas takimit me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, ka thënë se ia ka bërë të qartë këtij të fundit se masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian për mos shtensionim të situatës në Veri, duhet të largohen.

“Masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, këtë ia kam thënë edhe kryeministrit. Dua që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet, por nuk duhet të krijohet një mikro-shtet brenda Kosovës, kjo nuk do të jetë e dobishme për të ardhmen”, tha ai gjatë një konference për media i shoqëruar nga Kurti.

Varadkar ka theksuar se shteti i tij është njëri nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe se është shumë krenar për kontributin e ushtarëve irlandez që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë.

“Kurti dhe unë pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimit Evropian dhe në Këshillin e Evropës dhe do ta përkrahim Kosovën që të bëhet anëtare e KE-s sivjet dhe të fillojnë edhe procesin e negociatave me Bashkimin Evropian për anëtarësim”, potencoi kryeministri irlandez.

“Shpresoj që ky të jetë viti kur Kosova do bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Irlanda është një model për ta ndjekur dhe mundemi të punojnë në këtë drejtim së bashku”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka theksuar se nuk dëshiron të sheh më skena të dhunës në Veri.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është jetik për të arritur një harmoni edhe për të pasur një zhvillim të dyjave vendeve. Sivjet duhet që ky stabilitet të konsolidohet, nuk dua të shoh skena të dhunshme që i pamë gjatë muajit shtator”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore