Lajme

Tunizi: Aktivistët luftojnë me pushtetin e presidentit


Gatty Images

Jashtë Tunizisë, shkarkimi i kryeministrit nga presidenti dhe mbyllja e parlamentit duket si një grusht shteti. Brenda, megjithatë, aktivistët dhe gazetarët ende po përpiqen të përcaktojnë se çfarë po ndodh dhe çfarё tё bёjnё pёr vendin e tyre.

“Një ditë pasi presidenti veproi, ne patëm një bisedë në redaksi rreth asaj nёse mund tё ishte njё grusht shteti”, tha Thameur Mekki, kryeredaktor i agjencisё me ndikim mediatike “Nawaat”.

Mediat e tjera transmetuan programe qё debatonin çёshtjen e “grushtit të shtetit”, duke bёrё ngritur shqetёsimet tek grupet e aktivistёve.

Por pastaj, sipas Mekki-t, presidenti, Kais Saied i thirri personalisht grupet kryesore të shoqërisë civile, duke i garantuar “lirinë e tyre të veprimit”.

“Unë nuk e di se çfarë është, por nuk është me të vërtetë një grusht shteti … Njerëzit që jetojnë përmes një lloji tё tillё nuk mund ta debatojnë atë në televizion”, tha Mekki.

Nga ana tjetёr, qasjen ndёrkombёtare tё krizёs nё Tunizi, Mekki e quajti dembele.

Konteksti kryesor për kapjen e pushtetit, sipas tij ishte situata e tmerrshme në parlament. “Ndërhyrja e presidentit ishte e rrezikshme, por ne nuk mund të vazhdonim me parlamentin siç ishte. Për tunizianët ishte shaka, i paaftë për të respektuar dhe ligjet e veta”, tha Mekki.

Akuzat e shumta kundër ligjvënësve janë përhapur gjerё. Mbikëqyrësi lokal kundër korrupsionit, IWatch ka publikuar një listë të deputetëve që kanё kryer veprime tё shumta tё jashtёligjshme, ose dёnimet me burg tё tё cilёve janë shtyrë për shkak të imunitetit të tyre parlamentar, të cilin Saied tani e ka tërhequr.

Në listë ishte dhe politikani Zouheir Makhlouf, i cili u fotografua nga një grua 19-vjeçare, me gjenitalet e ekspozuara ndёrsa po qёndronte jashtё njё shkolle tё mesme.

Makhlouf ka mohuar të gjitha akuzat qё pasuan, duke thënë se po urinonte në një shishe pasi vuante nga diabeti.

Saied, ndërkohë, thotë se veprimet e tij janё nё pёrputhje me ligjet e kushtetutёs, e cila i lejon kreut të shtetit të marrë masa të jashtëzakonshme të paspecifikuara në rast të një “kërcënimi të afërt”.

Presidenti veproi pas protestave të dhunshme kundër partisë më të madhe të Tunizisë, lëvizjes së moderuar islamike, Ennahda.

Al Bawsala, një mbikëqyrës i pavarur parlamentar, mbështeteti Presidentin, nё atё qё e quajti si tё drejtёn e tij ligjitime për të marrë kompetenca të jashtëzakonshme sipas kushtetutës, por se kjo sipas tij kjo nuk pёrfshinte pezullimin e parlamentit.

Grupe të tjera kryesore të shoqërisë civile i kanë dhënë nё mёnyrё tё kujdesshme presidentit mbështetjen e tyre, duke thënë se veprimet e tij mbeten brenda ligjit, por se urgjentisht duhet gjetur njё rrugёdalje nga kriza.

Megjithatë, lёvizja e presidentit ёshtё shoqёruar po ashtu me zhvillime shqetësuese.

Sindikata mediatike, Syndicat National des Journalistes Tunisiens, (SNJT) raportoi një rritje të dukshme të sulmeve ndaj gazetarëve dhe një bastisje në zyrën e Al Jazeera në Tunis.

Human Rights Watch, duke shkruar dy ditë pas ndërhyrjes së presidentit, e quajti tё rrezikshme mbylljen e parlamentit.

Amnesty, e cila ka një prani të rëndësishme brenda Tunizisë, i kërkoi Saied publikisht të angazhohej për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Aktivistët në Tunizi ngacmohen nga raportet e bashkëfajësisë, ose indiferencës, në goditjen e të drejtave dhe lirive.

Aktivistët tunizianë protestojnë në mënyrë periodike kundër korrupsionit politik, brutalitetit policor, papunësisë dhe rënies së vazhdueshme ekonomike.

Aktivistët duhet të vetëdijёsohen se ndjenja publike po bie në mënyrë të vendosur në favor të Saied. Një sondazh i opinionit i dha atij 87% mbështetje.

Edhe lёvizja Ennahda, udhëheqësi i së cilës, Rached Ghanouchi, ishte i pari që e quajti ndërhyrjen një “grusht shteti kushtetues”, e cilёsoi atё të mërkurën si “një fazë të tranzicionit demokratik”.

Po ashtu sugjerimet nga jashtë, se vendi mund tё kthehet nё diktaturё dhe se po humbet dёshirёn pёr demokraci, nuk po merren seriozisht në Tunizi.

“Janё marrëzi. Thjesht i bën gjёrat më të lehta për lexuesit e tyre dhe më të vështira për tunizianët”, tha Mekki.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore