Lajme

Tregu i vjetër i Prishtinës pritet të ketë pamje të re


Kompania projektuese Kube ka prezantuar planin për ndërtimin tregun vjetër të Prishtinës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kjo kompani ka prezantuar planin e pjesës së vjetër të kryeqytetit.

Tregu do ketë qasje dhe qarkullim të lehtë, me rreth 12 hyrje të cilat lidhen me të gjitha rrugët rreth parcelës.

Me një sipërfaqe të shputës së ndërtesës e cila ka mbi 7 mijë metra katror.

Ky projekt është paraparë që të ketë hapësira rekreuese për të gjithë qytetarët, aty përfshihen edhe lodra për fëmijë dhe sipërfaqe gjelbëruese me 4 mijë e 533 metër katror.

Kati përdhes përmban 135 dyqane tregtare, 92 njësi shitëse të hapura, oborr të brendshëm, administratë, po ashtu edhe bodrumi do të ketë kapacitet për 171 parkingje.

Kati karakteristik do të posedoj restauronte, kafiteri, pastiqeri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore