Lajme

Trajkoviç ndalohet në aeroportin e Beogradit


Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviç.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviç, është ndaluar të largohet nga Serbia dhe policia e ka ndalur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit më 24 qershor.

Kështu ka bërë të ditur ajo përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’.

“Sapo më është ndaluar të largohem nga vendi nga policia kufitare në ‘Nikola Tesla’. Nuk më dhanë arsye për ndalimin e daljes”, ka shkruar Trajkoviç në Twitter.

Ndërsa, në një postim të radhës ka bërë të ditur se aktualisht është në stacion të policisë.

“Në ambientet e policisë në aeroport, ku aktualisht po mbahem për intervistim”.

Ajo tutje ka sqaruar se është thirrur nga gjykata themelore për deklarim të hënën.

“Nuk më lejohet të largohem nga vendi, në stilin e vërtetë sovjetik”.

“Arsyeja: Jam thirrur të hënën në Gjykatën e Tretë Themelore për të dhënë deklaratë në ndonjë proces. Nuk më është dhënë asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë ky proces misterioz. Ngacmimet vazhdojnë”.

“Unë jam ende duke u mbajtur në një bodrum këtu në aeroport. Askush nuk më afrohet dhe nuk më jep shpjegim. Policia është rreth meje dhe më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi. Mua, një mjeke dhe profesoreshë”, ka shkruar Trajkoviç.

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi, akoma nuk është deklaruar lidhur me ndalimin e Trajkoviçit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore