Shëndet

Thesari shëndetësor: Pse duhet të pini çaj të gjelbër?


Çaj i gjelbër

Çaji i gjelbër është një nga pijet më të njohura të konsumuara në mbarë botën dhe është përdorur për mijëra vjet. Besohet se çaji i gjelbër është i mbushur me përfitime shëndetësore për ata që e pinë rregullisht.

Mund të përmirësojë shëndetin e trurit

Një nga përbërësit kryesorë të çajit të gjelbër është kafeina, e cila mund të bllokojë kimikatin adenozinë dhe të zvogëlojë përgjumjen. Prodhimi i tepërt i adenozinës në tru ka qenë i lidhur me kushte të tilla si sëmundja e “alzheimerit” dhe sëmundja e “parkinsonit”.

Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i kafeinës mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të këtyre gjendjeve.

Sasia e kafeinës në çajin e gjelbër është shumë më e vogël se në kafe, kështu që ju mund të përfitoni nga disa nga përfitimet e kafeinës pa efekte anësore, siç është nervozizmi.

Çaji i gjelbër përmban gjithashtu aminoacidin “L-theanine”, i cili është zbuluar se ndihmon në reduktimin e stresit. Hulumtimet tregojnë se kombinimi i kafeinës dhe L-theaninës përmirëson funksionin e trurit duke rritur kujtesën e punës dhe vëmendjen, si dhe duke reduktuar ankthin.

Një studim i vogël i vitit 2019 shqyrtoi efektet e konsumit të çajit të gjelbër në funksionin e trurit, kështu që u arrit në përfundimin se njerëzit që pinë këtë lloj çaji rregullisht kanë funksione më të mira njohëse dhe pjesë më të organizuara të trurit në krahasim me ata që nuk pinë çaj.

Një përmbledhje e 21 studimeve mbi përfitimet e çajit të gjelbër nga viti 2017 zbuloi gjithashtu se pirja e çajit jeshil është e dobishme për funksionin e trurit.

Çaj i gjelber
E mban zemrën të shëndetshme

Është vërtetuar se çaji jeshil mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Tensioni i lartë i gjakut është një nga faktorët më të zakonshëm të rrezikut për sëmundjet e zemrës. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i çajit të gjelbër ul ndjeshëm presionin sistolik dhe diastolik të gjakut.

Një studim i madh i vitit 2006 zbuloi gjithashtu se njerëzit që konsumonin më shumë filxhanë çaj jeshil në ditë kishin 33 përqind më pak të ngjarë të zhvillonin diabetin e tipit 2 sesa ata që konsumonin më pak se një në javë.

Ndihmon në uljen e kolesterolit

Katekina është përbërësi kryesor i çajit të gjelbër. Katekinat janë antioksidantë natyralë që kanë efekte antioksiduese dhe anti-inflamatore. Ato zvogëlojnë përthithjen e kolesterolit në trup.

Një analizë e 14 studimeve tregoi se konsumimi mesatar i dy filxhanëve çaj jeshil në ditë për 10 vjet rezultoi në një reduktim të ndjeshëm të niveleve të kolesterolit LDL. Kolesteroli LDL njihet edhe si kolesteroli i keq, sepse mund të shkaktojë grumbullimin e depozitave në arterie, gjë që rrit rrezikun e sulmit në zemër ose goditje në tru.

Është i mirë për shëndetin e kockave

Çaji i gjelbër gjithashtu ndihmon në mbajtjen e kockave të shëndetshme dhe të forta. Hulumtimet tregojnë se mund të ndihmojë në trajtimin dhe parandalimin e osteoporozës, një gjendje që i bën kockat më të dobëta.

E mban lëkurën të shëndetshme

Pirja e çajit të gjelbër ose përdorimi lokal ka shumë përfitime për lëkurën tuaj.

Çaji i gjelbër përmban një mikronutrient të quajtur epigallocatechin gallate (EGCG), i cili, sipas disa studimeve, përmban antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi në diell.

Ai gjithashtu rrit hidratimin e lëkurës, mbajtjen e lagështisë dhe parandalon rrudhat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore