Sport

Tension në PSG? Neymar pëlqen një postim në Twitter që kritikon Mbappe-n


Neymar ka pëlqyer një postim në Twitter që kritikonte Paris Saint-Germain që e bëri Kylian Mbappe ekzekutuesin e tyre të parë të penalltive përpara sulmuesit brazilian, i cili shënoi dy herë në fitoren 5-2 të ekipit të tij ndaj Montpellier të shtunën.

Mbappe goditi penalltinë, por e humbi atë në pjesën e parë, megjithatë Neymar shënoi kur iu dha mundësia për të goditur një penallti pas pushimit.

“Tani është zyrtare, Mbappe është ekzekutuesi i penalltive në PSG”, lexohej në Twitter të postuar nga përdoruesi @Neymargiabr dhe që u pëlqye nga ish-ylli i Barcelonës.

“Është e qartë se kjo është pjedë e kontratës, sepse në asnjë klub në botë që ka Neymar, ai nuk do të ishte i dyti që shutonte penalltitë”.

“Duket se për shkak të kontratës, Mbappe bën çfarë do në klub!!!”

Neymar tani ka shënuar tre herë në dy ndeshjet e para të PSG-së këtë sezon, ndërsa Mbappe arriti të gjejë rrjetën në fillimin e tij të parë në Ligue 1 të 2022/23.

Francezi vendosi që në maj të refuzojë ofertën e Real Madrid-it dhe të qëndrojë në PSG.

Ai zgjati kontratën e tij me kampionët në fuqi të Ligue 1, por kritikët këmbëngulin se PSG i ka dhënë atij kontroll të tepruar brenda klubit.

Ndërkohë, PSG i ka fituar të dyja ndeshjet e para këtë sezon, duke shënuar nga pesë gola në secilin prej këtyre dueleve kundër Clermont Foot dhe Montpellier.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore