Lajme

Të shtëna me armë – tre persona të plagosur në Prishtinë dhe një i arrestuar


Plagosje në “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Nga të shtënat me armë zjarri të premten rreth orës 23:15, tre persona kanë mbetur të plagosur në Rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Ndërkaq, policia ka arritur të identifikoj një të dyshuar, i cili është arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar për Albanian Post, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rr. Muharrem Fejza, në orën, 23:07 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave  meshkuj  kosovarë të cilët janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërsa deklaroi se “të plagosurit janë dërguar për trajtimet e nevojshme mjekësore në QKUK”.

Tutje, shton se, “në të njëjtin rast lëndime trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”.

Me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës, të cilët kanë sekuestruar armë të cilat u përdorën mbrëmjen e të premtes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe dy thika. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur, edhe policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Borovci, ka treguar se janë duke u kryer hetime për sqarimin e gjithë ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore