Shqipëria

TAP nis procedurat e rritjes së kapaciteteve, miratohet dhe nga Shqipëria


Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka nisur procedurën e rritjes së kapacitetit.

TAP, në bashkëpunim me OST-të fqinje, po fillon Testin e Tregut 2023 në përputhje me Udhëzimet për Testin e Tregut 2023 të TAP AG, të miratuar nga Autoritetet Rregullatore Kombëtare të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Ky proces i ri rritës është i dallueshëm nga Faza e Dytë Detyruese e Testit të Tregut 2021. TAP, SRG dhe DESFA synojnë të kryejnë Fazën e dytë Detyruese në gjysmën e dytë të vitit 2023, në pritje të miratimit të Projekt Propozimit nga AKR-të italiane, greke dhe shqiptare.

Sot, TAP u bën një ftesë të gjithë aktorëve dhe palëve të interesuara për të marrë pjesë në Fazën Jo Detyruese të Testit të Tregut 2023. Për ta bërë këtë, palëve të interesuara u kërkohet të paraqesin një formular të plotësuar të regjistrimit dhe të kërkesës jodetyruese, së bashku me çdo dokument mbështetës të nevojshëm, deri më 28 gusht 2023.

Çfarë përfaqëson TAP-i?

TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit dhe një projekt tubacioni për të transportuar gaz natyror, nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë dhe Detit Adriatik në Itali dhe më tej në Evropën Perëndimore.

Tubacioni furnizohet me gaz natyror nga faza e dytë e zhvillimit të fushës së gazit Shah Deniz të Azerbajxhanit, në pjesën e azerbajxhanit të Detit Kaspik, përmes Tubacionit të Kaukazit të Jugut dhe TANAP.

Gjatësia e përgjithshme e tubacionit është 878 kilometër (km), nga të cilat 550 km janë në Greqi, 215 km në Shqipëri, 105 km në det të hapur dhe 8 km në Itali.

Kapaciteti fillestar i gazsjellësit është rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit, me opsionin për të zgjeruar kapacitetin deri në 20 miliardë metra kub.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore