Shqipëria

Akuzohet se shtyu gruan drejt tentativës për vetëvrasje, pranga 43-vjeçarit


Është arrestuar një 43-vjeçar në Librazhd, pasi akuzohet se ka çuar drejt tentativës së vetëvrasjes gruan e tij. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet S.K.

Dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide.

“Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve”, sqaron Policia përmes një njoftimi për shtyp.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore