Sport

Superioria/ Bylisi bie në tre minuta, Apolonia zhyt në krizë Kastriotin


Kanë përfunduar dy takimet e para të orës 13:00 në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Skënderbeu ka fituar përballë Bylisit dhe Apolonia ka marrë fitoren përballë Kastriotit. Të dy ndeshjet përfunduan me rezultatin 2-1 për vendasit.

Skënderbeu përmbysi rezultatin në tre minuta, pasi fillimisht shënuan miqtë. Aleksandar Desançiç-i shënoi për Bylisin në minutën e 36. Golit të serbit iu përgjigjën golat e Vangjel Zguros në të 41’ dhe Elvi Berishes në të 44’.

Apolonia fitoi falë dy golave të Mario Gjatës, në pjesën e parë. Përkatësisht, Gjata shënoi në të 18’ dhe në të 30’. Klejdi Daci ngushtoi rezultatin në 2-1, në të 63’, por deri në përfundim të takimit nuk pati gola të tjerë.

Ndeshja midis Apolonisë dhe Kastriotit u shoqërua nga një numër i madh kartonësh të verdhë. Vendasit u ndëshkuan tetë herë, ndërsa miqtë katër herë.

Renditja aktuale e Kategorisë Superiore:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore