Lajme

“Superheronjtë” zbresin në dritaret e Pediatrisë në QKUK


Alpinistët surprizojnë fëmijët në klinikën e Pediatrisë në QKUK..

Fëmijët e klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë surprizuar të mërkurën e 17 nëntorit nga “superheronjët” e tyre.

Alpinistët nga Klubi Alpin Prishtina, janë veshur si “superheronjë” të filmave të animuar, e janë lëshuar me litarë në dritaret e klinikës së Pediatrisë, kështu duke befasuar fëmijët.

Kjo iniciativë është ndërmarrë nga Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina.

Qëllimi i këtij aktiviteti, sipas organizatorëve është sensibilizimi dhe mbledhja e fondeve për nevojat e fëmijëve.

Alpinistët surprizojnë fëmijët në klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Alpinistët surprizojnë fëmijët në klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore