Lajme

Super jahti 300 milion dollarësh i oligarkut rus ndalohet në Fiji


Menduam se sanksionet kishin rënë në qetësi për oligarkët rusë? Ky nuk është rasti!

Madje ato janë ashpërsuar dhe i kanë kushtuar shumë oligarkut rus Suleiman Kerimov, jahti i të cilit është sekuestruar në ishujt Fiji.

Jo thjesht një jaht, por një super jaht me vlerë 300 milionë dollarë.

Amadea, siç është i emërtuar mjeti luksoz lundrues, ishte prej kohësh në radarin e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Ndaj, me t’u ankoruar në Fiji, ai u sekuestrua menjëherë.

“Nuk ka vend për t’u fshehur për regjimin rus”, deklaroi kryeprokurori amerikan Merrick Garland, duke iu referuar rastit.

Vetë Kerimov, është bashkëpronar i grupit Gazprom dhe është zyrtar pranë Qeverisë ruse.

Ai ishte vendosur në listën e zezë amerikane si një prej njerëzve më të afërt me Vladimir Putinin. Ndërsa, mendohet se ka rol edhe në aneksimin e Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore