Shqipëria

Socialisti “ultrademokrat”


Hapi i parë i reformimit politik të ish-presidentit Ilir Meta ishte ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lëvizja u bë “Parti” dhe socialistët pro-integrim janë të lirë në një forcë ultrademokratike.

Këto janë dy shembuj se si mund të bësh ideologjitë alternative të duken margjinale (anësore) dhe të papërshtatshme.

Kështu do të shprehej Gary Gerstle, historiani amerikan në Universitetin e Kembrixhit.

Rënia e një ideologjie ose një rendi politik në këtë rast bëhet akt gjeologjik.

Pra, thënë ndryshe nëse Meta vendos të konsiderojë si centriste një parti të pozicionuar kahera si pro-evropiane nuk mund të kalojë në shtegun e pro-shqiptares.

Pikërisht, këtu ndërhyri ish-kryetari i LSI-së (i projektuar si kryetari i ardhshëm i Partisë së Lirisë) për të larguar nacionalizmin si vlerë.

“Partia e reformuar është parti ultrademokratike, as e majtë as e djathtë. Partia e Lirisë nuk do bojkotojë asgjë. Partia e Lirisë është liria, kushtetuta është e majtë apo e djathtë. Është gjithëpërfshirëse”.

Këto ishin disa nga ngjyrat e fjalës së Meta për të lajmëruar se një urdhër i ri kishte zënë vend.

“Ne nuk jemi parti nacionaliste por një parti ultrademokratike”.

Rrënjosja e bindjeve të djathta te një përfaqësues socialist në Shqipëri nuk është si të gjesh një variant të “The New Yorker” për lexuesin republikan.

Përkundrazi, lidhet me leximin e deklaratave të mëparshme të tij për të rishkruar fatin e një partie apo një lideri.

“U largova nga PS-ja në vitin 2004, sepse ishte kthyer në pengesë për integrimin evropian të vendit, duke bllokuar edhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Kjo ishte arsyeja pse krijova një parti të re, Lëvizjen Socialiste për Integrim – që të mund të lironim rrugën për procesin tonë të integrimit europian”.

Kjo deklaratë e Metës e muajit prill (ende në Presidencë) zbulon arsyet e largimit të tij nga blloku kryesor i Socialistëve.

Por, varianti LSI nuk ishte aspak i moderuar, pasi vijoi të bashkëpunonte me të dyja kahet politike – kësaj radhe jo për përmbysjen e një qeverie – por për arritshmërinë e saj.

Duke iu kthyer polit të ri ultrademokratik na duhet më së pari të kuptojmë spektrin e saj shumë të pashkelur politik.

Thënë thjesht, mendimi ultrademokrati i kushton rëndësi organizimit demokratik që vjen nga nivelet më të ulëta për të shkuar në akt apo veprim.

Kjo, duke përmendur fjalën e Metës se “do të takohet me secilin banor të Shqipërisë”.

Ndër të tjera, ky organizim demokratik njihet për shkeljen e disiplinës ose kritikës për ata që nuk e njohin disiplinën.

Një rast mund të jetë refuzimi i pakicës për të ndjekur shumicën.

Ata që nuk ndjekin vendimet e mazhorancës janë ndoshta në dukje se nuk zbatojnë seriozisht ose plotësisht vendimet e kolektivit ose të organizatës.

Deri në muajin shtator kur pritet të mblidhet sërish Konventa e Partisë së Lirisë, është e rëndësishme të bëhet e qartë se si centralizmi drejton demokracinë e organizatës dhe se si demokracia është baza e centralizmit.

Kryesorja është që lidershipi të bëhet më efektiv më së pari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore