Lajme

“Sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të çalojë”


Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), gjatë prezantimit të raportit me titull “Administrimi i sistemit të Drejtësisë nga Këshillat”, të enjten është diskutuar për progresin dhe regresin që ka shënuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë vitit 2021.

Hulumtuesi nga IKD, Lavdim Makshana deklaroi se ka pasur edhe fenomene negative në KGJK.

“KGJK gjatë viti 2021 ka shënuar progres lidhur me miratimin e legjislacionit sekondar, mirëpo regres ka shënuar në miratimin e akteve normative kryesisht me ato që i ka parapa me planin e saj të punës. Fenomen negativ ka qenë mos miratimi i akteve nënligjore të parapara që devijojnë nga ligji për KGJK dhe ligji për gjykatat”, tha Makshana.

Sipas tij, sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të mbetet i anashkaluar.

“Sa i përket transparencës mund të thuhet se po ashtu edhe në tërësi sistemi gjyqësor çalon shumë. Këtë e dëshmojnë 520 kërkesa të adresuara nga IKD në KGJK dhe gjykata dhe  vetëm 258 prej tyre janë kthyer pozitive, në disa raste s’ka pas përgjigje fare”.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Ndërsa, bëri të ditur se nga 29 takime të mbajtura nga këshilli janë nxjerr 431 vendime, ndërsa janë publikuar 418 përfshirë edhe ato disiplinore.

“Sfidë për KGJK është trajtimin i kërkesave për qasje në dokumente publike. Gjatë 2021 KGJK ka dështuar në themelimin e degëve të gjykatave”, tha ai.

Ai konsideron se është dështuar të bëhet mbajtja e performancës së gjyqtarëve me mandat të përhershëm.

“IKD i rikujton KGJK-së që plani vjetor i punës ka rendësi jetike për ngritjen e cilësisë së punës dhe në përgjithësi për ngritjen e cilësisë në administrimin e drejtësisë. Plani vjetor i punës nuk është vetëm një dokument formal i cili vetëm duhet të miratohet, por është një dokument strategjik për të ngritur cilësinë e planit brenda një viti kalendarik”, tha ai.

Ndër të tjera, shtoi se gjatë vitit 2021 KGJK kishte dështuar të bëjë vlerësimin e performancës së 1/3 e gjyqtareve me mandat të përhershëm.

“Një nga skandalet është përgjimi i ish anëtarit të KGJK  dhe ish gjyqtari Driton Muharremi, ai tha se kjo përbën një skandal të madh më të cilin u ballafaqua gjyqësori në vitin e kaluar, ku pas kësaj afere, Muharremi ishte dorëhequre nga pozita e anëtarit të Këshillit”, tha ai.

Gjithashtu, më 29 mars, Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka gjetur shumë mangësi dhe shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore