Sport

Simeone interesohet për të preferuarin e Mourinho-s te Tottenham-i


Futbollisti i Tottenham-it, Pierre-Emile Hojbjerg-u, po zhvillon një sezon fantastik në Premier Ligë dhe trajneri i Atletico Madrid-it, ka hedhur sytë nga danezi për të përforcuar mesfushën e Atletico Madrid-it.

25-vjeçari i ka luajtur të 34 ndeshjet e Tottenham-it në Premier Ligë për këtë sezon dhe ka shënuar një gol, si dhe ka dhuruar tre asiste. Mesfushori i ka luajtur të plota minutat e të 34 ndeshjeve dhe është lënë të pushojë në ndeshje të caktuara në Kupat e Anglisë dhe Ligës së Europës.

Gjithsesi, Hojbjerg-u në total deri më tani numëron 49 ndeshje me Tottenham-in, për këtë sezon. Lojtari ka arritur pjekurinë e nevojshme dhe jo më kot, Jose Mourinho kishte besim te ai.

Cholo Simeone beson se Hojbjerg-u mund të jetë lojtari kyç në mesfushën e tij dhe në rrugën e Atletico-s drejt fitimit të Ligës së Kampionëve.

Danezi ka kontratë deri në 2025 me Spurs dhe vlerësohet 40 milionë euro, ndërsa për ta marrë nga Southampton-i, Tottenham-i pagoi 20 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore